Padia për krimet serbe në Kosovë, Vuçiq flet për deklaratën e Vjosa Osmanit

Aktuale

Padia për krimet serbe në Kosovë, Vuçiq flet për deklaratën e Vjosa Osmanit

Nga: F. B. Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:26
Aleksandër Vuçiq

Në intervistën e mbrëmshme për media serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur për bisedimet me Prishtinën.

Sipas Vuçiq, “Prishtina nuk dëshiron gjetjen e zgjidhjes së kompromisit, por mbetjen e konfliktit të ngrirë”.

Në pyetjen rreth deklaratë së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit për ngritje të padisë ndaj Serbisë, Vuçiq tha se nuk duhet harruar se “kemi shikuar 6 muaj glorifikimin e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit”.

“Kjo është aq e pakuptimtë dhe e marr sa më nuk kam fjalë”, – tha Vuçiq.

 “Ne kjo nuk na duhet, por nuk do lejojmë dëbimin dhe përndjekjen e banorëve tanë. Kemi përjetuar shumë gjëra të tilla, po ajo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Lidhur me promovimin e idesë së ashtuquajtur nga serbët “Shqipëria e Madhe”, ai tha se hapur po flitet dhe askush nuk reagon.

Ndërsa duke komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha për Shqipërinë etnike, Vuçiq tha se është krenar me faktin se për ata që e propagandojnë këtë ai është pengesa me madhe.

Vuçiq shtoi se këtu askush nuk thotë se Serbia është për bashkim me “Srpska”, por të gjithë reagojnë kundër kësaj, ndërsa për “Shqipërinë e Madhe” të gjithë heshtin.

“Po heshtin edhe këtu në Beograd dhe lavdërojnë ata protagonistë, është e turpshme auto-shovinizmi që po kultivojmë” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat