Rasti i vaksinave, ky është reagimi i avokatit Tomë Gashi

Aktuale

Rasti i vaksinave, ky është reagimi i avokatit Tomë Gashi

Nga: A.Zh Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:39
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka folur për intervistimin e gazetarëve të Insajderit, për shkak që publikuan “dokumente konfidenciale” në lidhje me sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Gashi në një postim në Facebook, ka thënë se kur keqpërdoret liria e shprehjes, ai është krim medial, përcjell Bota sot.

Ai ka lënë të kuptohet se partive opozitare po iu dhemb humbja në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Reagimi i Gashit:

Humbja ka dhimbje!

Për lajme të rrejshme/ fake news Twitter dhe Facebook Presidentit Trump ia mbyllën llogaritë.

Liria e shprehjes kur keqpërdoret, nuk është më liri e shprehjes, por është krim medial.

Te ne quhet shpërndarje e lajmeve të pavërteta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat