Albin Kurti mbledh sot ministrat, çka do të diskutohet?

Aktuale

Albin Kurti mbledh sot ministrat, çka do të diskutohet?

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:59
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin, sot do të mbajë mbledhjen e shtatë me radhë.

Sipas burimeve, mbledhja e Qeverisë do të fillojë në orën 15:00.

Nuk dihet nëse në mbledhjen e sotme do të jetë në rend dite edhe diskutimi për masat e reja anti-Covid, pasi ato aktuale janë të vlefshme vetëm deri më 18 prill.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit e cila u mbajt më 13 prill, Qeveria ka miratuar koncept-dokumentin për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme.

“Koncept-dokumenti për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme, është dokumenti i parë që ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme. Ky Koncept-dokument përcakton pasurinë e fituar me kryerje të veprës penale, si nxitës kryesor të kriminalitetit. Kjo pasuri i siguron kryesit të veprave penale burim për vazhdimin e aktivitetit kriminal”, thuhet në njoftimin për media nga Qeveria.

Po ashtu, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ka është miratuar edhe Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Përmes plotësimeve dhe ndryshimeve të bëra, mundësohet zbatimi i gjykimit në mungesë, me theks të veçantë në çështjet e afatit të hetimeve, duke e dërguar nenin që i referohet afatit të hetimeve në vend të nenit që i referohet pezullimit të hetimeve. Ndryshimet do të krijojnë mundësinë e adresimit të hetimit të krimeve të luftës dhe do të heqë pengesat për dënimin në mungesë.

Këto plotësime dhe ndryshime do t’ju mundësojnë prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të zhvillojnë hetime në rastet ku hetimet kanë filluar vite më parë dhe ka pasur fare pak veprime hetimore të kryera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat