Daut Haradinaj përkujton masakrat e rrethit të Prishtinës

Aktuale

Daut Haradinaj përkujton masakrat e rrethit të Prishtinës

Më: 18 prill 2021 Në ora: 10:15
Daut Haradinaj

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka kujtuar masakrat e prillit, majit e qershorit 1999, në fshatrat Makovc, Llukar dhe Grashticë.

Haradinaj ka theksuar se kjo histori e dhimbshme mbi popullin tonë akoma nuk e mori dënimin e merituar nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare.

‘Në këtë masakër mbetën të vrarë nga fëmiu 7 vjeçar e deri te plaku 90 vjeçar. Andaj, sot kur i kujtojmë këto masakra të prillit, majit, dhe qershorit, me të drejtë bëjmë thirrje për drejtësi për viktimat e gjenocidit serb mbi popullin tonë’, është shprehur Haradinaj.

Kujtojmë se mbi 150 shqiptarë të pambrojtur, u masakruan në rrethinën e Prishtinës, përfshirë fëmijë, gra e pleq.

Postimi i plotë:

Njëra ndër ngjarjet më të rënda në historinë tonë është edhe masakra e Makovcit, Grashticës, dhe fshatit Llukar, ku në mënyrën më barbare u vranë dhe u masakruan 151 shqiptarë të pafajshëm si dhe u zhdukën 8 prej tyre.

Kjo histori e dhimbshme mbi popullin tonë akoma nuk e mori dënimin e merituar nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare!

Në këtë masakër mbetën të vrarë nga fëmiu 7 vjeçar e deri te plaku 90 vjeçar. Andaj, sot kur i kujtojmë këto masakra të prillit, majit, dhe qershorit, me të drejtë bëjmë thirrje për drejtësi për viktimat e gjenocidit serb mbi popullin tonë!

Lavdi!

Image
Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat