Kurti, Osmani dhe Konjufca bëjnë homazhe tek varrezat në ditën e dëshmorëve në Prishtinë

Aktuale

Kurti, Osmani dhe Konjufca bëjnë homazhe tek varrezat në ditën e dëshmorëve në Prishtinë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 10:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit,Glauk Konjufca, janë duke bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, në e Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës.

Pas kësaj, Osmani dhe Konjufca do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në fshatin Makoc.

Kujtojmë se më 17,18,19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.

Ushtria policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan më se 124 qytetarë, në mesin e tyre fëmijë, vajza, djem, gra e pleq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat