“Ky e bënë Shefqetin të duket progresiv”/ Shasha reagon ashpër ndaj Baton Haxhiut

Aktuale

“Ky e bënë Shefqetin të duket progresiv”/ Shasha reagon ashpër ndaj Baton Haxhiut

Nga: A.Morina Më: 18 prill 2021 Në ora: 10:36
Baton Haxhiu

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK Demush Shasha, ka reaguar ndaj deklaratës së gazetarit Baton Haxhiu, lidhur me thirrjen e Leonardo Di Caprio-s për lumin Vjosa në Shqipëri.

Shasha tha se me këtë deklaratë: "Leonardo Di Caprio-s gjeja një vajzë të bukur këtu, ia ofron dhe i thu dhuratë e ke", Baton Haxhiu e bënë Shefqet Krasniqin të duket progresiv.

‘Dallimi në mes këtij dhe Shefqetit është vetëm dallim stili. Dhe çështja është që duhet njohim sy hapur se në shoqërinë tonë këta janë shumicë. Dhe po ashtu duhet njohim se këta dy janë vetëm pasojat e një shkaku më të thellë. Do të duhet vite dhe vite të “rebelëve” sikur Vjosa Osmani, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Dua Lipa, Blerta Basholli, Era Syla që do na udhëheqin drejt ndërtimit të një shoqëri më të drejtë dhe më të mire”, shkroi Shasha në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

"Leonardo Di Caprio-s gjeja një vajzë të bukur këtu, ia ofron dhe i thu dhuratë e ke. Aty pajtohem."

Ky e bënë Shefqetin të duket progresiv. Dallimi në mes këtij dhe Shefqetit është vetëm dallim stili. Dhe çështja është që duhet njohim sy hapur se në shoqërinë tonë këta janë shumicë. Dhe po ashtu duhet njohim se këta dy janë vetëm pasojat e një shkaku më të thellë. Do të duhet vite dhe vite të “rebelëve” sikur Vjosa Osmani, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Dua Lipa, Blerta Basholli, Era Syla që do na udhëheqin drejt ndërtimit të një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë. Ne të tjerë ndërkohë duhet të bëjmë atë minimumin tonë dhe të përkrahim këtë luftë çlirimtare nga misogjenia omniprezente në të cilën jetojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat