Paralajmëruan protesta ndaj Qeverisë Kurti, deputeti i VV-së ironizon keq me PDK-në

Aktuale

Paralajmëruan protesta ndaj Qeverisë Kurti, deputeti i VV-së ironizon keq me PDK-në

Nga: A.Morina Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:16
Lëvizje Vetëvendosje

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike, përfshirë edhe protestat, për të kundërshtuar Qeverinë Kurti. Këtë e ka bërë të ditur, zyrtari i saj, Betim Gjoshi.

Me këtë paralajmërim të PDK-së për protesta , ka ironizuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

“Motoja e protestës “Në mbrojtje të hajnisë””, shkroi Bajqinovci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

PDK-ja po kërkon protesta kundër projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Motoja e protestës “Në mbrojtje të hajnisë”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat