Limaj kujton bashkëluftëtarët e tij të rënë në betejën te shkëmbi i Gradinës

Aktuale

Limaj kujton bashkëluftëtarët e tij të rënë në betejën te shkëmbi i Gradinës

Më: 18 prill 2021 Në ora: 14:34
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se prilli i 22 viteve më parë, ka qenë muaji ndër më të rëndësishmit në luftën tonë për liri, ku falë heroizmit të ushtarëve tanë të UÇK-së, forcat ushtarake dhe policore serbe e kishin të pamundur t’i afroheshin mbi 85 mijë banorëve, të vendosur në malet e Berishës.

“Sot, në 22 vjetorin e betejës së zhvilluar të shkëmbi i Gradinës, kujtojmë me pietet të gjithë dëshmorët e rënë në këtë betejë, të cilët ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë; Islam Kastrati, Halim Bajraktari, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Mentor Gashi dhe shumë të tjerë që u plagosën”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

Sot, si çdo vit tjetër, nderojmë anekënd Kosovës shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare, shenja këto që bënë të mundur që tash e dy dekada ky shtet të jetë i lirë.

Prilli i 22 viteve më parë, ka qenë muaji ndër më të rëndësishmit në luftën tonë për liri, ku falë heroizmit të ushtarëve tanë të UÇK-së, forcat ushtarake dhe policore serbe e kishin të pamundur t’i afroheshin mbi 85 mijë banorëve, të vendosur në malet e Berishës.

Sot, në 22 vjetorin e betejës së zhvilluar të shkëmbi i Gradinës, kujtojmë me pietet të gjithë dëshmorët e rënë në këtë betejë, të cilët ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë; Islam Kastrati, Halim Bajraktari, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Mentor Gashi dhe shumë të tjerë që u plagosën.

Rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë ne, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! I paharrueshëm qoftë kujtimi për ta! FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat