Masat aniCOVID/Letra e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar komunave të Kosovës

Aktuale

Masat aniCOVID/Letra e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar komunave të Kosovës

Më: 18 prill 2021 Në ora: 16:40
Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë për më pak se tre orë do të propozojë masat tjera që do të merren në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila është paralajmëruar se do të mbahet sot në ora 19:00.

Mirëpo për zbatimin e plotë të këtyre masave Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga komunat që të bashkërendojnë aktivitet dhe të zbatojnë të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Letra e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:

Me qëllim të informimit paraprak dhe të koordinimit me Komunat e Republikës së Kosovës lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19, ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë ndër të tjera do t’i propozojë Qeverisë së Republikës së Kosovës, që:

– Vendimi të zbatohet në të gjithë Republikën e Kosovës;

– Institucionet publike dhe private të arsimit të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt sipas udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në institucionet e arsimit të të gjitha niveleve;

– Shërbimet e gastronomisë të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në sektorin e gastronomisë, përmes së cilit vendosën masa për respektimin e distancës në mes të tavolinave dhe përcaktimit të numrit maksimal të personave të lejuar për metër katror;

– Qendrat tregtare të zhvillojnë veprimtarinë duke respektuar me përpikëri masat sipas udhëzuesit të veçantë për qendrat tregtare;

– Kufizimi i orarit të lëvizjes të mbetët në fuqi sipas rekomandimit të IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat