“Të arrestohet për trafikim për shfrytëzim seksual, e njeri i informuar për planet serbe”, deklaratat shokuese për Baton Haxhiun që...

Aktuale

“Të arrestohet për trafikim për shfrytëzim seksual, e njeri i informuar për planet serbe”, deklaratat shokuese për Baton Haxhiun që...

Nga: P.R Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:45
Baton Hxhiu

Baton Hxhiu, në njërën nga debatet në Shqipëri, kishte deklaruar se nuk duhet dëgjuar thirrjet e të huajve për lumin Vjosa në Shqipëri, me theks thirrjet e aktorit me famë botërore, Leonardo Di Caprio.

"Leonardo Di Caprio-s gjeja nje vajze te bukur ketu, ia ofron dhe i thu dhurate e ke. Aty pajtohem”, kishte deklaruar ndër tjerash Baton Haxhiu.

E kjo deklaratë e tij nxiti reagimin e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe asistentit të Albin Kurtit, Arianit Beqiri.

Fillimisht, Beqiri e quajti Baton Haxhiun “avokat të regjimeve”, duke thënë se ai pos Hashim Thaçit, po ia arsyeton veprimet edhe Edi Ramës.

“Baton Haxhiu, avokati i regjimeve. Njëherë e arsyetonte çdo veprim të Thaçit tash edhe të Ramës. Duke e arsyetuar krimin mbi Lumin Vjosa, Batoni kur e sulmon Di Caprion i ofendon edhe të gjitha gratë: “Leonardo Di Caprio-s gjeja një vajzë të bukur këtu, ia ofron dhe i thu dhuratë e ke. Aty pajtohem.” Kaq larg shkon ky. I ofendon të gjitha gratë për mikun e tij”, ka shkruar Arianit Beqiri në një postim në Facebook.

Më pas, Beqiri bëri thirrje edhe për arrestimin e Baton Haxhiut.

“Baton Haxhiu duhet të arrestohet për tentim të trafikimit me qenie njerëzore me qëllimin e shfrytëzimit seksual”, ka shkruar Beqiri, përcjellë “Bota sot”.

E ndaj Haxhiut reagoi edhe Demush Shasha, Drejtor ekzekutiv i Institutit EPIK.

“"Leonardo Di Caprio-s gjeja një vajzë të bukur këtu, ia ofron dhe i thu dhuratë e ke. Aty pajtohem." Ky e bënë Shefqetin të duket progresiv. Dallimi në mes këtij dhe Shefqetit është vetëm dallim stili. Dhe çështja është që duhet njohim sy hapur se në shoqërinë tonë këta janë shumicë. Dhe po ashtu duhet njohim se këta dy janë vetëm pasojat e një shkaku më të thellë. Do të duhet vite dhe vite të “rebelëve” sikur Vjosa Osmani, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Dua Lipa, Blerta Basholli, Era Syla që do na udhëheqin drejt ndërtimit të një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë. Ne të tjerë ndërkohë duhet të bëjmë atë minimumin tonë dhe të përkrahim këtë luftë çlirimtare nga misogjenia omniprezente në të cilën jetojmë”, shkruan në reagimin e tij Demush Shasha.

E ndaj Baton Haxhiut reagoi së fundi edhe profesor, doktor Enver Bytyçi. Ai tha se Baton Haxhiu mund të jetë njeri i informuar për planet serbe në Kosovë.

“Baton Haxhiu në një debat me Andi Bushatin i është drejtuar këtij të fundit me këto fjalë: "Përgatitu të shkosh në veri bashkë me VV për ta mbrojtur Kosovën"! Kjo deklaratë kë kohë që është bërë. Por askush nuk ka marrë mundimin të bëjë një analizë të saj. A flet Baton Haxhiu me këtë gjuhë si analist, apo si njeri i informuar për planet serbe në Kosovë?! Nëse do të niseshim nga analizat, rezulton se në Kosovë e në Ballkan nuk ka e nuk do të ketë ndonjë mundësi për luftë e konflikte të armatosura. Ndaj nuk përjashtohet mundësia që zotit Haxhiu dikush në Beograd t'ia ketë mbush mendjen se "Serbia do të luftojë me armë e ushtri për ta aneksuar veriun e Kosovës"!”, shkruan ndër tjerash Bytyçi.

“Në këtë rast ai është bërë bartës, përcjellës dhe interpret i një dizinformimi publik, qëllimshëm, për të përhapur panik se "Lufta është në prag të derës"! Sipas bindjes time ekziston ky varianti i dytë, pra që ai me kontaktet që ka, të jetë përdorur për të përhapur panik e bërë presion që institucionet e Kosovës "të pajtohen paqësisht me ndarjen e saj"! Batoni është aq i kultivuar në analizën politike e gjeopolitike sa të kuptojë që rajoni nuk destabilizohet nga askush sa kohë vendet e këtij rajoni janë anëtare të NATO-s, ose në Kosovë është e pranishme NATO. Atë ditë që NATO mund të mos jetë në Kosovë, atë ditë Kosova do të jetë në NATO”, përfundon reagimin e tij, profesor, doktor Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat