“Më mungon vëllai im”, Endriti i përgjigjet Edi Ramës për Hashim Thaçin

Aktuale

“Më mungon vëllai im”, Endriti i përgjigjet Edi Ramës për Hashim Thaçin

Nga: P.R Më: 18 prill 2021 Në ora: 19:01
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

“Më mungon shumë sot dikush që është prej shqiptarëve më të mëdhenj, vëllai im dhe vëllai i të gjithë shqiptarëve, Hashim Thaçi. Prej këtu, nuk e di a më ndjek, por do të dëshiroja t’i çoja një përqafim. I them se në muret e këtij aeroporti ndodhet një moment, ku Thaçi dhe Rugova, të ulur së bashku i hapën rrugën, lirisë së popullit të Kosovës”.

Kjo ishte deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në ceremoninë e inaugurimit të Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, “Zayed-Flatrat e Veriut”, shkruan “Bota sot”.

E menjëherë pas fjalimit të Ramës, ka ardh edhe reagimi nga familja e Hashim Thaçit.

Është djali i Thaçit, Endriti, ai i cili ka shpërndarë fjalimin e Edi Ramës.

Siç ka shkruar Endrit Thaçi, babai i tij përcjellë me vëmendje sukseset e Edi Ramës në Shqipëri.

““Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin. Të jeni të sigurtë që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai”, ka shkruar Endrit Thaçi në Instagram.

Kujtojmë se që nga 5 nëntori i vitit të kaluar, Hashim Thaçi po qëndron i burgosur në Hagë, ku ndër tjerash akuzohet nga Gjykata Speciale edhe për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat