Deri tani janë vaksinuar mbi 16 mijë qytetarë

Aktuale

Deri tani janë vaksinuar mbi 16 mijë qytetarë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Vaksinimi kundër COVID-19 është duke vazhduar sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.

Ekipet mjekësore në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të mbështetura nga Ekipi menaxhues dhe vullnetarët si dhe Njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komuna, kanë vazhduar dhënien e vaksinave tek grup-mosha 75-79 vjeçe me sëmundje kronike.

Deri tash janë vaksinuar 16 132 qytetarë.

Vaksinimi i kësaj grup-moshe vazhdon edhe javën tjetër, duke lënë të hapur mundësinë, gjithashtu, për vaksinim deri në përmbyllje të fazës së parë edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç, pacientët e hemodializës që nuk janë vaksinuar deri më tash dhe profesionistët shëndetësor

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat