​Qeveria zbutë masat, hapen qendrat tregtare dhe gastronomia

Aktuale

​Qeveria zbutë masat, hapen qendrat tregtare dhe gastronomia

Më: 18 prill 2021 Në ora: 20:22
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e saj, ku janë hequr disa nga kufizimet e vendosura dy javë më parë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në bazë të analizave të fundit të situatës epidemiologjike në vend, kanë ardhur sot me propozim vendimin për masat e reja të cilat kanë të bëjnë me heqjen e disa kufizimeve.

Vitia: Shërbimet e gastronomisë lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre

“Nga data 19 prill, do më thënë nesër e hënë institucionet publike dhe private të arsimit vazhdojnë aktivitetet e tyre në mënyrë të rregullt, sipas udhëzimeve përkatëse, duke respektuar masat dhe rekomandimet e veçanta për procesin arsimor për luftimin e pandemisë Covid-19. Shërbimet e gastronomisë lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesit për gastronomi, mirëpo vendosin masa të reja, sipas së cilave duhet respektuar distancën në mes të tavolinave dhe numri maksimal për metër katror. Qendrat tregtare zhvillojnë veprimtarinë duke respektuar në përpikëri masat sipas udhëzuesit të veçantë për këtë kategori dhe kufizimi i orarit të lëvizjes do të jetë nga 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit”, tha ai.

Vitia shtoi se duke e përcjell me kujdes situatën epidemiologjike, infektimet e reja, rastet e vdekjes, kapacitetet infrastruktorore dhe të burimeve njerëzore në sahëndetësi, Qeveria cakton masat që synojnë parandalimin e virusit dhe minimizimin e dëmit ndaj ekonomisë.

Vitia: Masat në këtë vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll

“Marrja e masave është bërë duke iu kushtuar rëndësi tri objektivave, parandalimi i përhapjes së sëmundjes dhe mos cenimi i kapaciteteve spitalore, për aq sa është e mundur mos cenimi i aktiviteteve ekonomike por duke pas prioritet ruajtjen e jetës dhe shëndetit të popullatës, rujtja e shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve. Masat e përcaktuara në këtë vendim, si dhe afatet kohore, shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll, ndryshimi i situatës epidemiologjike nuk përjashton vendime dhe masa të reja komfor situatës së re“, tha ai.

Ndërkohë, në këtë mbledhje është autorizuar ministri i shëndetësisë për ndryshimin e udhëzimit administrativ marketing për produkte medicionale, si dhe është miratuar ndryshimi administrativ për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së pabujshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve. Arsyetimin për këtë ndryshim e dha vet kryeministri Albin Kurti.

Kurti: Udhëzimi mundëson që regjistrimi i pronës të bëhet edhe në emrin e gruas

“Ky projektudhëzim administrativ ka për qëllim që të rregulloj mënyrën dhe mundësit stimuluese për regjistrimin e pronës edhe në emrin e gruas si bashkëpronare për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë me burrat në të drejtën e pronës së paluajtshme, si e drejt themelore e njeriut, të mbrojtura edhe me Kushtetutë të Kosovës dhe ligjin për barazi gjinore“, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat