Rrëfimi i deputetit të LVV-së, Fitim Haziri në përvjetorin e masakrimit të tre familjarëve të tij nga paramilitarët serb!

Aktuale

Rrëfimi i deputetit të LVV-së, Fitim Haziri në përvjetorin e masakrimit të tre familjarëve të tij nga paramilitarët serb!

Më: 18 prill 2021 Në ora: 20:42
Familja e Fitim Hazirit

Deputeti në radhët e Lëvizje Vetëvendosje, Fitimi Haziri ka rrëfyer një histori rrënqethëse të ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Haziri ka treguar për masakrën ndaj tre fëmiljarëve të tij të bërë nga regjimi Jugosllavisë.

“Vetëm atëherë kur drejtësia të jap dënimin për këto e sa e sa krime të ndodhura, ne si popull do vazhdojmë të marrim frymë lirshëm“, ka shkruar ndër tjera deputeti i VV-së.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Më 18 prill të vitit 1999, në fshatrat Dyz dhe Koliq, 70 civilë shqiptarë, u masakruan në mënyrën më çnjerëzore në atë që njihet si masakra e Dyzit.

Në mesin e viktimave, ishte edhe axha im; Zejnuni, gruaja dhe djali i tij; Havë dhe Nazmi Haziri.

Nëna Havë nuk mundi të duronte që ta shihte paramilitarin, teksa ushtronte dhunë të tmerrshme fizike mbi djalin e saj, Nazmiun. E tërhoqi Nazmiun për dore, duke kërkuar nga paramilitarët serb që të goditej ajo, e jo djali i saj. Siç dinin të bënin vetëm ata, ushtarët dhe policët e Serbisë, ekzekutuan nënën Havë në sy të agës Zejnun e Nazmiut të ri. Dhe më pas një gjë të tillë e bënë edhe ndaj 69 civilëve tjerë të pafajshëm.

Ne sot, vazhdojmë të kërkojmë drejtësi, për të gjithë ata që pësuan nga terrori serb. Vazhdojmë të kujtojmë të rënët që ikën me shpresën e një jete në liri. Që ikën padrejtësisht nga kjo botë, e drejtësia për ta ende nuk shkoi ne vend.

Vetëm atëherë kur drejtësia të jap dënimin për këto e sa e sa krime të ndodhura, ne si popull do vazhdojmë të marrim frymë lirshëm.

Qofshin të mëshiruar të gjithë vëllezërit dhe motrat, mbi gjakun e të cilëve sot jetojmë në liri.

 

Më 18 prill të vitit 1999, në fshatrat Dyz dhe Koliq, 70 civilë shqiptarë, u masakruan në mënyrën më...

Posted by Fitim Haziri on E diel, 18 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat