Në këto raste nuk është obligative bartja e maskës

Aktuale

Në këto raste nuk është obligative bartja e maskës

Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:16
Arben Vitia

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka marrë vendim për miratimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID–19, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës si dhe ka miratuar disa vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Në mbledhjen e mbajtur para rreth dy orësh, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Sipas vendimit të ri të Qeverisë, bartja e maskës është e obliguar tërë kohën përvec këtyre rasteve:

11. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

11.1.Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

11.2. Gjatë vrapit dhe çiklimit;

11.3 Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat