Haxhiu: Qeveria mori vendim edhe për lirimin nga puna të grave shtatëzëna

Aktuale

Haxhiu: Qeveria mori vendim edhe për lirimin nga puna të grave shtatëzëna

Nga: M.H. Më: 18 prill 2021 Në ora: 23:44
Albulena Haxhiu

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në facebok ka cekur njërin vendim që sot mori qeveria e Kosovës.

Haxhiu tregoi që qeveria mori vendim për lirimin e grave shtatëzëna nga puna, përcjell “Bota sot”.

Ajo shprehet se gratë shtatzëna do të punojnë nga shtëpia nëse do të kenë mundësi ndërsa në rrethana tjera ato nuk do të punojnë por nuk do të heqen nga lista e pagave.

Postimi i plotë

Me qëllim të mbrojtjes së jetës së grave dhe fëmijëve, sot Qeveria mori vendim edhe për lirimin nga puna të grave shtatëzëna. Aty ku është e mundur gratë shtatëzëna do të punojnë nga shtëpia ndërsa ka edhe rrethana të tjera kur kjo mund të mos jetë e mundur prandaj ato nuk mund të heqen nga lista e pagave.

Kjo masë vlen edhe për institicionet publike por edhe për ato private prandaj duhet të zbatohet nga punëdhënësit!

Le të jemi bashkë kundër pandemisë COVID-19!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat