“Konjufca në darkë me militantë të partisë”, këshilltari i tij e përgënjeshtron lajmin, ka një porosi për mediat

Aktuale

“Konjufca në darkë me militantë të partisë”, këshilltari i tij e përgënjeshtron lajmin, ka një porosi për mediat

Më: 19 prill 2021 Në ora: 08:55
Glauk Konjufca dhe Feim Tahirsylaj

Këshilltari për media i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Feim Tahirsylaj ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook ndaj disa raportimeve se kreu i Kuvendit është parë në darkë me disa anëtarë të partisë.

Në një shkrim në Facebook ai ka pasur akuza ndaj mediave duke i quajtur të papërgjegjshme dhe joprofesionale.

Këtë lajm i njëjti e ka quajtur të rremë.

“Përgënjeshtrim! Në disa portale të papërgjegjshme, joprofesionale dhe të njohura për fushatë shpifëse e denigruese kundër Qeverisë Kurti dhe përgjthësisht fitueses së referendumit të 14 shkurtit, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, gjatë orëve të mbrëmjes ka qarkulluar një lajm i rremë, qëllimi i të cilit ishte shënjestrimi dhe etiketimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca”, tha ai.

“E vërteta është se fotografia me të cilën shoqërohet ky lajm i shpifur dhe tendencioz, është shkrepur para dy muajsh (në shkurt), në kohën kur nuk kishte masa kufizuese për gastronominë. Po ashtu është një foto e çastit dhe jo “darkë me militantë të partisë”, siç pretendojnë portalet e ish regjimit. Pra, nuk përkon fare me kontekstin, aktualitetin dhe realitetin. Në Kosovë liria e shprehjes është një e drejtë kushtetuese por nuk është një e drejtë absolute, që do të thotë se nuk mund të ushtrohet deri në përmasat e shkeljes së të drejtës së tjetrit”, ka thënë Tahirsylaj.

“Është evidente se disa media të caktuara në Kosovë gjithnjë e më tepër janë duke u shndërruar në altoparlant të dezinformimit, përhapjes së lajmeve të rreme dhe në një kërcënim për tu përdorur për qëllime të shpifjes kundër Qeverisë plebishitare dhe drejtuesve të shtetit. Rasti konkret është shembulli më i keq i degradimit të lirisë së shprehjes. Një keqpërdorim i tillë dhe kaq skandaloz është i papranueshëm, aq më tepër që bie ndesh edhe me kodin etik të gazetarisë dhe ligjin për mediat. Shihemi në gjyq”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat