Gazmend Muhaxheri tregon cilat fotografi të presidentëve i ka mbajtur në zyrë

Aktuale

Gazmend Muhaxheri tregon cilat fotografi të presidentëve i ka mbajtur në zyrë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 09:22
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri ka thënë se edhe komuna e Pejës do ta vendosin fotografinë zyrtare të presidentes, Vjosa Osmani.

Por kur është pyetur se fotografinë e kujt e mban në zyrë, ai ka thënë se e mban të Rugoivës dhe presidentit të mëhershëm, duke mos e përmendur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Jo, jemi tu e prit fotografinë zyrtare të presidentes.

Aktualisht e kam të presidentëve të mëhershëm, të presidentit Rugova. Qashtu ka shku, e kanë dërgu në kornizë fotografinë e presidentit të mëhershëm dhe ne e kemi vendos”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat