Kritikat ndaj Albin Kurtit, Çun Lajçi shpërthen ndaj opozitës: Këta po flliqen ndër veti...

Aktuale

Kritikat ndaj Albin Kurtit, Çun Lajçi shpërthen ndaj opozitës: Këta po flliqen ndër veti...

Nga: A.Zh Më: 19 prill 2021 Në ora: 09:57
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar pas kritikave ndaj Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Lajçi ka kritikuar partitë opozitare, të cilat nuk po presin 100 ditëshin për të vlerësuar punën e Qeverisë, përcjell Bota sot.

Ai ka kujtuar se udhëheqësit e deritanishëm gjatë dy dekadave me radhë, e kanë shkatërruar Kosovën përmes hajnisë, krimit dhe mashtrimit.

“Këta po flliqen ndër veti, se gruni i korrun n’arat tona, do t’i kthehet prapë tokës, e këta fillikat do t’mbesin me bykun”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë i Lajçit në Facebook, pa ndërhyrje:

Erë muer dynjaja bre!

E di se nuk mund t’prisni as dy dhjetë ditësh, as dy muej, as 100 ditë, as dy vite!

S’prisni, se vetëm Ju e dini, n’cilin kat të ferrit e keni zbritë Kosovën për dy dekada e cili vinç e nxjerrë mbi dhe!

Cilat janë plagët që kurrë s’ia përthatë, e cilat janë degët që ia pretë me i mbjellë në bashqiet tueja!

Vetëm ju i dini rrugët e dredhueme, të cilat të çojnë të hajnia e krimi, e sytë ju verbohen kur e shihni tjetrin tue ecë rrugëve të drejta!

Nuk bahet e mirë Kosova, me ata që vinë mbas jush! Këtu pajtohem plotësisht me juve!

E dini pse?

Se ju i trasuet rrugët e mjerimit që n’vitin e parë t’lirisë.

Ishit projektuesit e kanaleve t’ujemeve, t’përqindjeve, t’mitos, tendereve, e t’lakmisë që ende iu vezullon n’sytë tuej t’çkyem!

Dhe s’duroni as dy dhjetë ditësha, as dy pesëdhetë ditësha, as dy treqindshe, se ato s’barazpeshohen me dy dekadat tueja t’ngulfatjes!

I dini mirë, sa thellë janë shkua rrajët e krimit, të djallëzisë e mashtrimit, andaj çdo mbramje, si papagajt përserisni fjalët: Këta s’dinë, këta s’kanë përvojë n’udhëheqje!

Thua se ju, n’luftë e mësuet edhe politikën, për t’qenë t’pushtetshmit e përjetshëm!

Sa mjerim prodhon truni i unët i shqiptarit!

E dinë e dinë, se çelsin e t’mirës e kan humbë tue kalue bjeshkëve, e shtrigat e natës, n’qafë ua kan vjerrë lugën e hajnisë, t’rrenës e t’mashtrimit!

Ajo kurrë s’t’len unët, veç edhe barkun, kurrë s’ta nginë.

Këta s’dinë politikë thonë, e njisoj si para nji viti, kanë fillu mu korbzu. Do t’bahen ugurzi veç me u kthye prap n’çerdhet e shkretnueme maje lisash!

Jo!

S’asht kështu si thashë! Asht diçka tjetër!

Kanë nisë me fry ernat, e ernat e hjedhin edhe ranën buzë detit!

Këta po flliqen ndër veti, se gruni i korrun n’arat tona, do t’i kthehet prapë tokës, e këta fillikat do t’mbesin me bykun!

Këtu asht droja prej “mos dijes” se atyne që erdhën me e hjedhë tershanën, grunin e elbin!

O ju njoh... me bie ndermend poezia e Esad Mekulit, por katundi m’ka qëllua i vogël e s’po kam ku me iu çu!

Grushtat i keni mbushë m... e ka nisë me shpërthye mes gishtash e erë muer dynjaja bre!

Tash fola, e s’po i bie pishman!

Dardani, 19.04.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat