Paralajmërohet “furtuna” në KQZ-në e Valdete Dakës, Vjosa Osmani duhet të iniciojë procedurat

Aktuale

Paralajmërohet “furtuna” në KQZ-në e Valdete Dakës, Vjosa Osmani duhet të iniciojë procedurat

Më: 19 prill 2021 Në ora: 13:20
Valdete Daka

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, sa më parë duhet të iniciojë procedurat për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.

Ai në një shkrim në Facebook, thotë se Ligji për Zgjedhjet e përgjithshme përcakton që mandati i anëtarëve të rinj duhet të fillojë më së voni 60 ditë pas çertifikimit të rezultateteve, që në rastin aktual i bie më së largu deri më 12 maj.

Statusi i plotë:

Presidentja e vendit duhet që sa më parë të iniciojë procedurat për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së

Ligji për Zgjedhjet e përgjithshme përcakton që mandati i anëtarëve të rinj duhet të fillojë MË SË VONI 60 ditë pas certifikimit të rezultateteve, që në rastin aktual i bie më së largu deri më 12 maj.

Por, duke marrë parasysh procedurat konsultative dhe administrative që mund të zhvillohen, si dhe qëllimit që emërimet të kryhen në afatin sa më të shkurtër kohor, duhet që Presidentja pa vonesa të kërkojë nga grupet parlamentare propozimet për emërim të anëtarëve të KQZ-së.

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, përbërja politike e KQZ-së do të duhet të ishte si vijon:

LVV - 2 anëtarë;

PDK - 2 anëtarë;

LDK - 1 anëtar;

AAK - 1 anëtar;

1 anëtar nga komuniteti Serb (LS);

1 anëtar nga komuniteti Boshnjak (VAKAT);

1 anëtar nga komuniteti Turk (KDTP);

1 anëtar nga komuniteti Egjiptian (IRDK).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat