A e njoftoi Arben Vitia, Albin Kurtin për lidhjet e Kamishit në sigurimin e vaksinave?

Aktuale

A e njoftoi Arben Vitia, Albin Kurtin për lidhjet e Kamishit në sigurimin e vaksinave?

Më: 19 prill 2021 Në ora: 14:59
Vitia dhe Haxhiu

Bekim Haxhiu thotë se pak i intereson nëse Albin Kurti e Arben Vitia kanë folur paraprakisht për lidhjet e tij me biznesmenin shqiptar në Gjermani.

Ai thotë se e rëndësishme është sigurimi sa më i shpejt i vaksinës kundër Covid 19.

“Të gjitha kontaket dhe biznesmenin ia kam ofruar në konakt minsitrisë së Shendetësië dhe kompaninë që duhet ta kontaktojnë MSH partnere të Pfizer që të vazhdojnë me procedurat sipas ofertës që e kanë dërguar kompania në Minsitrinë e Shëndetësisën dhe në momentin e përfundimit të të gjitha marrëveshjeve, sipas tyre vaksinat e para mund të vijnë nga dy deri në tre javë … detaje të tjera rreth raporteve të Kurtit dhe Vitisië ato i takojnë instancave qeveritare që janë në qeveri dhe sigurtisht i diskutojnë”, tha Haxhiu.

Ndryshe Kosova ende ka mbetur pa vaksina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat