Bekim Haxhiu jep detajet – Tregon për biznesmenin shqiptar që i premtoi sigurimin e vaksinave

Aktuale

Bekim Haxhiu jep detajet – Tregon për biznesmenin shqiptar që i premtoi sigurimin e vaksinave

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:17
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së ka dhënë për herë të parë detaje për personin i cili mund të sigurojë vaksinat Pfizer për qytetarët e Kosovës, përmes ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Haxhiut ai është biznesmen shqiptar që jeton në Gjermani dhe merret me produkte farmaceutike.

“Ky biznesmen jeton një Gjermani me punë është atje, por edhe kur kemi përgatitur programin tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit kemi hulumtuar mundësitë për sigurimin e vaksinave që e kemi pasur në program vaksinimin e 70 për qind të banorëve të Kosovës deri në muajin shtator”, ka thënë ai.

Haxhiu po ashtu  ka treguar edhe si është interesuar për ta ndihmuar Qeverinë dhe ministrinë e Shëndetësisë.

“Në momentin që e kam parë se kanë dështuar MSh dhe Qeveria, dhe nuk kemi asnjë kontratë përpara, atëherë kam kontaktuar shoqatën e mjekeve dhe të tjerët. Është një lajm i mirë që edhe shoqata e mjekëve në Gjermani i kanë bërë kërkesë Bundestagun Gjerman për vaksina që të na ndihmojnë. Kërkesa ime është e javëve të fundit, personi është biznesmen që merret me produkte farmaceutike jashtë vendit”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat