“Non Paperi hap rrugë për tragjedi”/ Ish ambasadori tregon skenarin e tmerrshëm...

Aktuale

“Non Paperi hap rrugë për tragjedi”/ Ish ambasadori tregon skenarin e tmerrshëm...

Nga: N.Sh. Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:35
Janez Jansha

Një draft dokument i publikuar nga kryeministri slloven, Janez Jansha ka ngjallur reagime të mëdha.

Kundër këtij draft dokumenti që ka të bëjë me ndryshimin e kufijve në Ballkan, së pari dolën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastaj edhe Gjermania si dhe kundër doli edhe vet presidenti slloven.

Për këtë “non-paper” ka reaguar edhe ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci.

Ai thotë se këto ide hapin rrugë për tragjedi të reja në Ballkan dhe në vendet fqinjë të Rusisë.

Sipas tij, ideja për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë është vetëm një grep për t’u bashkangjitur shqiptarët në këtë valle.

“Non-paper për ndarjen e Bosnjë dhe Herzegovinës nuk është as më shumë dhe as më pak se sa legjitimim i gjenocidit ndaj popullatës boshnjake prej forcave serbe gjatë luftës 1991-1995.

Idetë e tilla monstruoze hapin rrugë për tragjedi të reja, dhe atë jo vetëm në Ballkan, por edhe në fqinjesinë e Rusisë.

Ndërsa opcioni për bashkimin e Kosovës me Shqipëri i këtij non-paperi, është vetëm një grep për t’i bashkangjitur shqiptarët në këtë valle të çmendur”, shkruan Peci në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat