Dreshaj: Vitia mos të ik nga përgjegjësia, por të raportojë para Komisionit për Shëndetësi

Aktuale

Dreshaj: Vitia mos të ik nga përgjegjësia, por të raportojë para Komisionit për Shëndetësi

Më: 19 prill 2021 Në ora: 16:12
Shemsedin Dreshaj

Javën e kaluar, në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, anëtarët e këtij komisioni ishin dakorduar që të ftohet për raportim Ministri i Shëndetësisë, rreth çështjes së vaksinave.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak se kryetarja e këtij komisioni e cila vie nga e njëjta parti sikurse ministri Vitia, nga Lëvizja Vetëndosje, raportimin e ministrit e ka shtyrë për javën e ardhshme pa ndonjë spjegim.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, i ka bërë thirrje kryetares së Komisionit për Shëndetësi, që ta ftojë me urgjencë ministrin Vitia, për të raportuar për paqartësitë që janë duke ndodhur rreth sigurimit të vaksinave.

‘E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente. Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën’, është shprehur Dreshaj.

Postimi i plotë i Dreshajt:

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, u dakorduam që sot me datë 19 prill, duke filluar nga ora 10:00, të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit, ku i ftuar për raportim do të ishte Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, një gjë e tillë nuk ndodhi. Krejt kjo ndodh përkundër faktit që pandemia është në vlugun e saj, çdo ditë shënohen qindra raste të reja dhe çdo ditë po merr dhjetëra jetëra njerëzish në Kosovë.

E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente. Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat