Haxhiu takohet me Komandantin e KFOR-it, flasin për prioritetet në sistemin e drejtësisë

Aktuale

Haxhiu takohet me Komandantin e KFOR-it, flasin për prioritetet në sistemin e drejtësisë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 18:00
Foto nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këtë të hënë priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici dhe asistentin ushtarak, Oficerin Ekzekutiv, Kolonel Leitnant Enrico Calise më të cilët biseduan për prioritetet në sistemin e drejtësisë.

Ministrja Haxhiu njoftoi për së afërmi se ka filluar procesi i skanimit të situatës në Ministrisë e Drejtësisë, njëherazi e informoi edhe për prioritetet e që ka kjo ministri.

“Rishikimi funksional, procesi i vettingut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe trajtimi i krimeve të luftës do të jenë fokus parësor krahas edhe angazhimit kundër dhunës në familje dhe krijimit të mekanizmave të tilla”, është shprehur Haxhiu.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Federici, ka shprehur mbështetjen e pa kursyer për brenda kapaciteteve që kanë, duke shprehur interesim për bashkëpunim veçanërisht kundrejt dhunës në familje.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Federici, shprehi mbështetjen e pa kursyer për brenda kapaciteteve dhe kompetencave që kanë, duke shprehur interesim për bashkëpunim veçanërisht kundrejt dhunës në familje.

“Gjithashtu diskutoi mbi rëndësinë e kthimit të besimit të qytetarëve në drejtësi dhe për transparencë të institucioneve”.

“Të dy palët ndanë qëndrime të përafërta duke diskutuar po ashtu edhe për angazhimin në menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19, mbi rëndësinë e vaksinimit të qytetarëve dhe gjetjeve të rrugëve e mundësive për t’u pajisur me vaksinat e duhura”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat