​Haxhiu e njofton komandantin e KFOR-it për vetingun

Aktuale

​Haxhiu e njofton komandantin e KFOR-it për vetingun

Më: 19 prill 2021 Në ora: 19:26
Foto nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici dhe asistentin ushtarak, Oficerin Ekzekutiv, Kolonel Leitnant Enrico Calise.

Ministrja Haxhiu njoftoi për së afërmi se ka filluar procesi i skanimit të situatës në Ministrisë e Drejtësisë, njëherazi e informoi edhe për prioritetet e që ka kjo ministri.

Rishikimi funksional, procesi i vettingut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe trajtimi i krimeve të luftës do të jenë fokus parësor krahas edhe angazhimit kundër dhunës në familje dhe krijimit të mekanizmave të tilla.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Federici, shprehi mbështetjen e pa kursyer për brenda kapaciteteve dhe kompetencave që kanë, duke shprehë interesim për bashkëpunim veçanërisht kundrejt dhunës në familje. Gjithashtu diskutoi mbi rëndësinë e kthimit të besimit të qytetarëve në drejtësi dhe për transparencë të institucioneve.

Sipas një komunikate të ministrisë, të dy palët ndanë qëndrime të përafërta duke diskutuar po ashtu edhe për angazhimin në menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19, mbi rëndësinë e vaksinimit të qytetarëve dhe gjetjeve të rrugëve e mundësive për t’u pajisur me vaksinat e duhura.

Në fund të takimit palët u zotuan për më shumë bashkëpunim edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat