Kryekuvendari Konjufca priti ambasadorin Rohde

Aktuale

Kryekuvendari Konjufca priti ambasadorin Rohde

Më: 19 prill 2021 Në ora: 20:05
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z.Jörn Rohde.

Ambasadori Rohde e ka uruar kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re në krye të legjislativit, duke shprehur mbështetjen e Gjermanisë për institucionet e vendit në arritjen objektivave zhvillimore dhe integruese.  Ai po ashtu ka konfirmuar mbështetjen për Kosovën në luftën kundër pandemisë, si dhe sigurimin e vaksinave anti-Covid. 

Gjermania është financuesi më i madh i vaksinave COVAX, prej nga Kosova tashmë ka pranuar kontigjentin e parë dhe është në pritje të kontigjentit të dytë. 

Kryekuvendari Konjufca e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e çmuar që Gjermania ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën, përfshirë projekte të shumta zhvillimore në fusha të ndryshme, si dhe ndihmën në përballje me pandeminë Covid-19. 

Kryekuvendari Konjufca dhe ambasadori Rohde biseduan edhe për zhvillimet aktuale politike, duke shprehur përkushtimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë. 

Me këtë rast, ambasadori Rohde i ka dorëzuar z.Konjufca edhe një letër-urim të Presidentit të Bundestagut Gjerman, z.Wolfgang Schäuble, përmes së cilës, veç tjerash, konfirmohet vazhdimi i mbështetjes së Gjermanisë për Kosovën si partnere e besueshme, si dhe gatishmëria e z.Schäuble për një takim në Berlin me kryekuvendarin Konjufca.​

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat