Asistenti i Albin Kurtit e quan kriminel Shpend Ahmetin, publikon foton...

Aktuale

Asistenti i Albin Kurtit e quan kriminel Shpend Ahmetin, publikon foton...

Nga: P.R Më: 19 prill 2021 Në ora: 20:59
Shpend Ahmeti

Njëri ndër njerëzit më të afërt të kryeministrit të Albin Kurtit, njëherit edhe asistent i tij, Arianit Beqiri, përmes një postimi në facebook ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai e ka quajtur kriminel Ahmetin, duke publikuar edhe një fotografi, ku shihet duke u asfaltuar një rrugë me kalldrëm.

Postimi i plotë:

Së pari i kërkojmë falje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që si kryetar e kemi emëruar një KRIMINEL si Shpend Ahmetin.

Së dyti, ky është KRIM. KRIM. KRIM.

- Po mbulohet prej pjesëve të vetme të kalldrëmave,

- Po mbyllet pjesa e rrjedhjes së ujit.

- ... se di!

E di që s'ka qenë kështu ky Shpendi e as s'kemi besuar që ndonjëherë, ky djali i Harvardit vjen në këtë gjendje.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat