“Ky është i vetmi person që mund ta ndalë Albin Kurtin të punojë”

Aktuale

“Ky është i vetmi person që mund ta ndalë Albin Kurtin të punojë”

Më: 19 prill 2021 Në ora: 22:12
Albin Kurti dhe Imer Mushkolaj

I vetmi person që mund ta ndalojë Albin Kurtin të punojë, sipas opinionistit Imer Mushkolaj, është veç Albin Kurti.

Kjo pasi sipas tij, po kritikohen mediat dhe gazetarët se po tentojnë që ta pengojnë Kurtin, që të punojë.

Mushkolaj thotë që kryeministri i Kosovës, le ta bëjë programin dhe të vazhdojë të punojë.

“I vetmi njeri që mund ta ndalojë Albin Kurtin të punojë, është Albin Kurti. Le ta bën programin edhe le ti grah punës. Po nuk po e bën këtë punë”, tha Mushkolaj.

Mushkolaj ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti, për qasjen që sipas tij e ka kjo qeveri për mediat.

Mushkolaj tha se ai dhe disa persona tjerë, dikur për ta ishin “shpëtimtarë dhe të guximshëm”, ndërsa sot të njejtit janë bërë persona “të shitur tek regjimi i vjetër”.

“Dikur, unë dhe Vehbiu e plotë të tjerë, ishim shpëtimtarë, duke na nxjerrë në faqe të Lëvizjes Vetëvendosje, duke na quajtur të guximshëm e çkajo tjetër. Ndërsa, sot po të njejtit përdorin sulme linçuese karshi neve vetëm pse ne japim kritika ndaj një vendimi të caktuar të kësaj qeverie”, tha Mushkolaj.

Tutje ai shtoi se gjuha e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, se gazetarët duhet t’i dërgojë në burg, është e rrezikshme.

Në fund ai tha se do të jenë në katër vitet e ardhshme për t’i kundërshtuar të gjitha vendimet e këqija të qeverisë Kurti, njësoj siç ishin në qeveritë e kaluara.

“Ne do të jemi këtu për katër vitet e ardhshme. Me heshtë nuk e kemi në plan. Do të flasim për të gjitha vendimet e këqija të kësaj qeverie, sikurse që ishim në qeveritë e kaluara. Kush nuk don me na dëgju, le te ndërron kanalin”, ka thënë Mushkolaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat