Skandali i radhës në RTK, Hoxha: U paguan 289 mijë euro për një punë që mund ta kryente stafi i mediumit publik

Aktuale

Skandali i radhës në RTK, Hoxha: U paguan 289 mijë euro për një punë që mund ta kryente stafi i mediumit publik

Më: 19 prill 2021 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Skandalin e radhës në RTK e ka shpërfaqur sërish, kryesindikalisti Fadil Hoxha.

Ai ka theksuar se në mediumin publik janë pagaur 289 mijë euro për një punë që në fakt mund ta kryente stafi i RTK-së.

Postimi i plotë

Më 18 korrik 2018, Menaxhmenti i RTK-së ia ka dhënë një operatori privat, shumën prej 289 mijë euro, në këmbim të bartjes (digjitalizimit) të materialeve të vjetra televizive (1mijë orë), për nevoja programore të RTK-së.
Në raportin francez prej 70 faqesh të cilin kam arritur ta siguroj, përshkruhen në detaje formatet audiovizive që gjenden në Arkivën  (RTP+RTK), si dhe kostoja totale e cila sipas llogarisë së tyre arrin shifrën 1milion e 289 mijë euro.
Ky raport e specifikon qartë se cilat materiale mund tē digjitalizohen nga vet RTK dhe për cilat duhet angazhuar kompani të jashtme.
Çmimi që ka paguar RTK për një orë program të digjitalizuar është 289 euro,
ndërsa sipas raportit francez, për digjitalizimin e gjithë arkivës (gjithsej 37930 ore) një orë mesatarisht do të kushtonte 33 euro.
Madje në këtë dokument të ekspertëve francez thuhet se shpenzimet për angazhimin e punëkryesve të jashtëm janë llogaritur bazuar në tregun Francez, derisa rekomandojnë që RTK ta bëjë përshtatjen e tyre me tregun vendor i cili mund të jetë shumë më i lirë.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat