Vendos Komisioni, hapet konkursi për Komisioneri të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Aktuale

Vendos Komisioni, hapet konkursi për Komisioneri të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Më: 20 prill 2021 Në ora: 10:41
Pamje nga takimi

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në mbledhjen e mbajtur ka vendsour për hapjen e konkursit për Komisioneri të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Kryetari i Komisionit Beke Berisha tha se në bazë të ligjit komisioner zgjidhet kandidati që merr numrin më të madh të votave.

Ai propozoi që të hapet konkursi për këtë pozitë.

Deputeti Enver Dugolli, tha se nuk duhet humbur kohë dhe duhet të procedohet me hapjen konkursit.

Edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ishte për, që të shpallet konkursi dhe tha se vonesat në këtë proces do të ishin të dëmshme.

Me 6 vota për 2 kundër është vendosur që në panelin vlerësues për zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi të jenë anëtarët e Komisionit për Çështje dhe Siguri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat