​Komisioni fton në raportim Avokatin e Popullit

Aktuale

​Komisioni fton në raportim Avokatin e Popullit

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:17
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka marrë vendim që të thërrasë në raportim avokatin e Popullit Naim Qelaj.

Qelaj do të ftohet në raportim lidhur me përzgjedhjen e zëvendësve të Avokatit të Popullit, pasi si komision kanë marrë katër ankesa që lidhen me këtë proces.

Anëtarët e komisionit u dakorduan që në fund të kësaj jave të raportojë në komision Avokati i Popullit dhe të kërkohet një opinion ligjor nga Kuvendi, e më pastaj në bazë të nevojës do të ftohen për raportim edhe personat që janë ankuar lidhur me procesin e përzgjedhjes së zëvendësve të Avokatit të Popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat