Presidentja Vjosa Osmani reagon pas letrës së Presidentit Joe Biden, ka disa fjalë

Aktuale

Presidentja Vjosa Osmani reagon pas letrës së Presidentit Joe Biden, ka disa fjalë

Nga: A.Morina Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:28
Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar letër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë letër, Biden i ka përcjellë Osmanit urimet e tij për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës, ai gjithashtu ka se ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave anti-covid.

Presidentja Osmani e falënderoj Presidentin Biden që i është përgjigjur letrës së datës 19 mars lidhur me ndihmën në drejtim të sigurimit të vaksinave, si prioritet numër një i institucioneve tona.

Postimi i plotë

E falenderoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për letrën e tij të përzemërt në emër të popullit amrikan.

Presidenti Biden thekson partneritetin e gjatë mes dy vendeve tona të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, duke përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën. Ai poashtu ka theksuar se do të punojë me ne në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike.

Në veçanti, e falenderoj Presidentin Biden që i është përgjigjur letrës sime të datës 19 mars lidhur me ndihmën në drejtim të sigurimit të vaksinave, si prioritet numër një i institucioneve tona. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me ekipin tim për realizimin e këtij synimi.

Në letrën e Presidentit Biden theksohet, gjithashtu se ShBA-të, mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë. “ShBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Biden.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat