Pas Bidenit, Osmanit i vjen përkrahja edhe nga kancelarja e ‘ardhshme’ e Gjermanisë

Aktuale

Pas Bidenit, Osmanit i vjen përkrahja edhe nga kancelarja e ‘ardhshme’ e Gjermanisë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:14
Vjosa Osmani

Kandidatja për postin më të lartë ekzekutiv në Gjermani nga radhët e Partisë së Gjelbër, Annalena Baerbock ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për zgjedhjen e saj Presidente e Kosovës. 40-vjeçarja Baerbock në një deklarim në rrjetin e saj Twitter ka shkruar “Lajm i shkëlqyeshëm: Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen Presidente e Kosovës. Gjitha të mirat për të ardhmen e vendit tuaj nga Gjermania”.

Partia e Gjelbër njoftoi të hënën se kjo forcë politike për herë të parë do të vërë kandidat për postin e kancelarit të vendit bashkë-kryetaren Annalena Baerbock për zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit.

Partia e Gjelbër ka rritje të konsiderueshme sipas sondazheve dhe radhitet si forca e dytë politike në Gjermani para SPD-së. Këto palë zgjedhje konsiderohen të paparashikueshme, pjesërisht sepse kancelarja aktuale Angela Merkel nuk po kërkon rizgjedhjen.

40 vjeçarja Annalena Baerbock synon ti bashkohet trendit gjithnjë në rritje të grave lidere të reja në moshë si Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin (36), Presidentja e Kosovës dr. Vjosa Osmani (38), Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern (40), Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen (43) dhe Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas (43).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat