Kusari-Lila: Qeveria së shpejti do të prezantoj qëndrimin e saj për dialogun me Serbinë

Aktuale

Kusari-Lila: Qeveria së shpejti do të prezantoj qëndrimin e saj për dialogun me Serbinë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:34
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të dalë me qëndrimin e saj sa i përket dialogut me Serbinë

“Ky është një proces që ka filluar shumë gjatë, dhe që duhet të ketë një ristartim me parime të vendosura qartë dhe unitet brenda spektrit politik. Është kompetencë e Qeverisë dhe së shpejti pritet që edhe qeveria të prezantoj qëndrimin e saj për dialogun me Serbinë”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se duhet të ketë unitet politik jo vetëm për dialogun po edhe për çështjet tjera.

“Ne në Kuvend mbesim të përkushtuar që në çështjet e dialogut dhe jo vetëm si shumicë të ngrisim grupet punuese dhe të kemi një kompromis për arsye se një mori temash kanë mbetur pa u përmbyllur.”, tha Kusari-Lila. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat