Japonia zotohet se do të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së

Aktuale

Japonia zotohet se do të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së

Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:50
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Gërvalla ka falënderuar Ogasawara për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit.

Palët kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, posaçërisht për nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik. Po ashtu, është biseduar edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19, si dhe çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

Gjithashtu, ministrja Gërvalla e ka njoftuar Ogasaëara lidhur me prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme.

Nga ana tjetër, Ogasawara ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën, me theks të veçantë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat