Lajmërohet Pacolli, këto janë fjalët e tij pas nënshkrimit të kontratës për Aeroportin e Vlorës

Aktuale

Lajmërohet Pacolli, këto janë fjalët e tij pas nënshkrimit të kontratës për Aeroportin e Vlorës

Nga: M.H Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:55
Foto nga nënshkrimi i marrëveshjes së kontratës për Aeroportin e Vlorës

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli është lajmëruar pas nënshkrimit të kontratës për Aeroportin e Vlorës të cilen e nënshkroi gjatë ditës së sotme së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Pacolli shprehët i lumtur që ka dëgjuar fjalë të mira nga Rama duke theksuar që e ka pasur dëshirë të lë një vepër të tij arkitektonike në Shqipëri, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

“Me Bacën Behgjet jemi shumë miq, por nuk nxori rrugën e një telefonate me mua, që të më thoshte dua të merrem me këtë, por hyri në garë pa i thënë askujt asgjë dhe e fitoi atë me një konsorcium me të gjithë kapacitet.

Ajo që dua të them këtu pa lejen e tij, në të gjitha garat e bëra në Shqipëri, është konsorciumi që ka paraqitur financimin në bllok, pra që sot kontrata është 100 përqind i financuar, mua më vjen mirë, dhe kjo është personale, Baca e ka pasur ëndërr, fiksim për të bërë në Shqipëri një vepër që të ketë emrin e tij”

Isha i nderuar të dëgjoj këto fjalë të sinqerta nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas nënshkrimit të kontratës së Aeroportit të Vlorës në të cilin projekt do ti investojmë qindra milion Euro.

Ka qenë gjithmonë deshirë e imja që të lë një vepër time arkitektonike në Shqipërinë tonë. Dhe kjo vepër do jetë një mrekulli.

Kush e di, ndoshta edhe në Kosovë një ditë do të mbizotëroj vetëdija tek njerzit që të respektojne kodin e kulturen e të bërit biznes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat