Bilall Sherifi: Vetevendosje drejt kompromiseve të reja me Serbinë

Aktuale

Bilall Sherifi: Vetevendosje drejt kompromiseve të reja me Serbinë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:26
Bilall Sherifi

Sekretari i Nismas Bilall Sherifi ka reaguar pas deklaratave të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusarit. 

Sipas saj që nga fillimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të gjitha qeveritë e Kosovës kërkonin nga forcat politike dhe shoqëria civile të krijohej një unitet politik për të përpiluar platformën e bisedimeve.

Në të gjitha rastet Lëvizja Vetëvendosje kundërshtonte harmonizimin e qëndrimeve duke këmbëngulur se Kosova nuk ka nevojë për platformë të veçantë politike, por qeveria duhet të zbatojë kushtetutën e vendit! 

"Përveç sabotimit të gjetjes së konsensusit politik rreth kësaj çështjeje, VV-ja nuk u ndal së akuzuari se prapa kërkesës për UNITET POLITIK fshihet kërkesa për kompromise të reja", tha Sherifi.

Sekretari i Nismas shtoi se tani, kur dëgjojmë që shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila kërkon unitet politik për dialogun me Serbinë, me të drejtë shtrojmë pyetjen përse qeveria e re e Lëvizjes Vetëvendosje nuk zbaton Kushtetutën e Kosovës por kërkon unitet politik, dhe nëse prapa kërkesës për UNITET POLITIK për dialogun me Serbinë fshihet kërkesa për kompromise të reja me Serbinë! 

Sipas tij sido që të jetë, për çdo ditë praktika është duke dëshmuar funksionimin me logjikë të dyfishtë të kësaj force politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat