Mosha e personave që humbën betejën me Covid-19

Aktuale

Mosha e personave që humbën betejën me Covid-19

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë regjistruar 14 raste të vdekjes nga koronavirusi.

Po ashtu gjatë kësaj kohe janë shënuar 442 raste të reja me Covid-19 dhe 957 pacientë janë shëruar.

IKSHPK-ja ka publikuar edhe moshën e personave që kanë humbur betejën me Covid-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 vjeç), Viti 1 rast (68 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat