​Ambasadori Kolly: Zvicra e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Kosovën

Aktuale

​Ambasadori Kolly: Zvicra e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Kosovën

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti sot në një takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly.

Diskutuan për gjendjen e rënduar nga pandemia COVID-19, planin e Qeverisë si dhe për projektet që financohen nga shteti zviceran.

Ministri Murati informoi ambasadorin Kolly për punën që po bën Qeveria Kurti në adresimin e sfidave ekonomike të krijuara nga pandemia, me theks të veçantë për masat që do të ndërmarrin për përkrahjen financiare për sektorët e prekur direkt nga pandemia, si dhe për gjendjen makrofiskale në Kosovë.

Ndërsa ambasadori Kolly shprehu gatishmërinë e tij dhe përkushtimin e shtetit zviceran për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror, si dhe për vazhdimin e projekteve të përbashkëta të cilat ndikojnë në zhvillimin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat