Ish-deputeti i Kuvendit, kandidat për kryetar të Suharekës nga LDK

Aktuale

Ish-deputeti i Kuvendit, kandidat për kryetar të Suharekës nga LDK

Më: 20 prill 2021 Në ora: 20:36
LDK

Kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale në vjeshtë, do të jetë Ardian Shala.

Burime brenda LDK-së në Suharekë, kanë konfirmuar se kandidat për kryetar të Suharekës do të jetë Shala.

“Po kandidat për kryetar të Suharekës nga LDK do të jetë doktor Ardian Shala”, ka thënë shkurt ky burim.

Ardian Shala është nga fshati Mushtisht dhe me profesion është mjek specialist-kardiolog.

Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.

Në tri palë zgjedhje parlamentare, Ardian Shala ka pasur mbi 70% të votave të përgjithshme të LDK-së në Suharekë.

Shala tani  është zgjedhur anëtarë i kryesisë së LDK-së, nga kryetari i ri i partisë Lumir Abdixhiku.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat