Basha flet për bashkëpunim dypalësh me Kosovën: Do njëjtësojmë ekonomitë e vendeve tona e arsimin, bashkë në BE

Aktuale

Basha flet për bashkëpunim dypalësh me Kosovën: Do njëjtësojmë ekonomitë e vendeve tona e arsimin, bashkë në BE

Më: 20 prill 2021 Në ora: 21:55
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar sot në ‘A Show’  foli për bashkëpunim dypalësh me shtetin e Kosovës.

Ai pohoi se synim i bashkëpunimit të tij me këtë shtet është njëjtësimi i ekonomisë së dy vendeve, arsimit si dhe të qenurit bashkë në BE.

“Qëndrimi në raport me Kosovën është i qartë dhe ne do ta mbështesim Kosovën dhe institucionet e saj në të gjitha sfidat. Së pari, në njohjen ndërkombëtare nga vendet që nuk e kanë njohur akoma, në anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare në të cilat meriton të ketë vendin e saj dhe në koordinimin e fuqishëm të të gjitha vendimmarrjeve sa i përket politikës së jashtme të Shqipërisë në funksion dhe në mbështetje të Republikës së Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve të saj.

Padiskutim prioriteti numër një në bashkëpunimin dypalësh është që ne të njëjtësojmë ekonomitë e vendeve tona, të njëjtësojmë arsimin dhe të gjitha aspektet sociale dhe kulturore duke bërë kështu edhe provën e parë gjenerale të aftësisë tona si dy shtete për të qenë së shpejti së bashku anëtare të Bashkimit Europian.”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat