Musliu: Kurti t’i përfshijë përfaqësuesit e Kosovës Lindore në dialog

Aktuale

Musliu: Kurti t’i përfshijë përfaqësuesit e Kosovës Lindore në dialog

Më: 20 prill 2021 Në ora: 22:06
Shqipërim Musliu

Nënkryetari i Komunës së Bujanocit Shqipërim Musliu ka folur për pritjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ai në InfoBox  ka thënë se kërkesat e qytetarëve të Luginës janë të shumta në numër, por në veçanti janë që kërkesat në pjesën e dialogut kryeministri Kurti ta radhitë Luginën e Preshevës në dialogun e Kosovës me Serbinë.

“Qeveria Kurti 1 ka bërë disa hapa në drejtim të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve të Luginës, ku ka ndarë 500.000 euro për të përmirësuar gjendjen e tyre.

Në veçanti presim që Qeveria Kurti 2 të trajtojë tema konkrete dhe në dialog të futen edhe përfaqësues politikë të Luginës së Preshevës”, tha Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat