Grafike fyese ndaj Adelina Graincës, reagon Kurti ka këto fjalë për PDK-në

Aktuale

Grafike fyese ndaj Adelina Graincës, reagon Kurti ka këto fjalë për PDK-në

Nga: A.M. Më: 20 prill 2021 Në ora: 23:24
Adelina Grainca dhe Albin Kurti

Në muret rrethuese të shtëpisë së deputetes më të re të Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Graincës janë shfaqur grafike fyese.

Në këto grafike shkruhet: “Bijat i shesim, votat i qesim”.

Ende nuk është raportuar se kush janë persona që i kanë shkruar këto grafike.

Për këtë ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti përmes një postimi në Facebook.

Për këto grafike, Kurti ka drejtuar gishtin nga ish partia e Graincës.

"Ajo çka ka bërë PDK në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grainca është krim", ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Ajo çka ka bërë PDK në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grainca është krim. PDK-së nuk po i dhemb veç pse një grua e ka braktisë grupin e tyre por sepse një grua mundet me pasë guximin që ata nuk e kanë.

Kur gratë e zgjedhin të drejtën e të dobishme burrave të zhytyr në llum iu zihet fryma.

Le të mësohen me e pa votën e deputeteve si të lirë e të pavarur. Me i pa deputetet si të tilla dhe jo të manipulueshme. Boll me seksizëm.

Në ferrin e tyre djalli është personazh pozitiv.

Lexo edhe: Grafite fyese në muret e shtëpisë ku banon ish-deputetja e PDK-së që votoi Osmanin presidente

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat