Anëtari i Kryesisë së LDK-së: Departamentet do të ofrojnë zgjidhje edhe për Qeverinë

Aktuale

Anëtari i Kryesisë së LDK-së: Departamentet do të ofrojnë zgjidhje edhe për Qeverinë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 01:01
Lidhja Demokratike e Kosovës

Alban Zogaj, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka folur për departamentet e krijuara në kuadër të partisë.

Ai në një intervistë ka thënë se këto departamente me ekspertët që do të përfshijnë nuk do të jenë vetëm për reagime si parti opozitare, por edhe do të ofrojnë zgjidhje për Qeverinë.

“Secili departament do të ketë një koordinator dhe departamentet do të kenë nga pesë deri në 10 ekspertë. Një koordinator i cili i koordinon këta ekspertë. Do të jenë të barabartë mes të barabartëve, ekipe të cilat punojnë për ide që do t'i shtyjmë tutje, ekipe që do të punojnë për orientime edhe për qëndrime politike të LDK-së. Unë jam pjesë e departamentit të ekonomisë. Aty kemi ekonomistët më të mirë që i kemi në grupin tonë, LDK.

Është ish-kryeministri i vendit Avdullah Hoti, zonja Hykmete Bajrami, që është ish-ministre e Financave, Besjan Mustafa që është edhe koordinatori në këtë rast dhe të tjerët që do të na bashkëngjiten. Zakonisht thuhet se do të jenë reagime, pra nuk do të jenë vetëm reagime, do të jemi edhe proaktiv, pra të paraqesim edhe alternativa politike e qeverisëse, ku ne i drejtohemi Qeverisë por edhe shoqërisë, pra të dalim me zgjidhje. Të themi kjo është rruga që duhet ndjekur”, ka thënë Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat