2100 persona vdiqën nga koronavirusi në Kosovë që nga fillimi pandemisë

Aktuale

2100 persona vdiqën nga koronavirusi në Kosovë që nga fillimi pandemisë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

2100 qytetarë kanë humbur jetën në Kosovë nga virusi COVID-19 që përfshiu botën.

Kjo është shifra e fundit që ka raportuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike.

Nga 505.249 persona sa u testuan në Kosovë deri më tani 102.236 prej tyre rezultuan pozitivë, ndërsa numri total i të shëruarve kap shifrën e 88.380.

Aktualisht në vendin tonë janë 11.756 raste aktive me koronavirus.

Vetëm gjatë 24 orëve u raportuan 957 të shëruar, 442 raste të reja dhe 14 të vdekur nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat