Reagon Mimoza Kusari-Lila, ka disa fjalë pas grafiteve në shtëpinë e deputetes Grainca

Aktuale

Reagon Mimoza Kusari-Lila, ka disa fjalë pas grafiteve në shtëpinë e deputetes Grainca

Nga: M.H. Më: 21 prill 2021 Në ora: 08:57
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me grafitet që janë bërë në muret e shtëpisë së familjes së deputetes Grainca.

Kusari-Lila thotë së këto grafite janë realiteti i mizogjenisë në politikën e Kosovës, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimarrje, përcjell “Bota sot”.

Deputetja gjithashtu shton se nëse ky akt i shëmtuar nuk dënohet nga grupimi politik pjesë e të cilit ishte Adelina deri para zgjedhjes së Presidentes, atëherë aty qëndron vetë përgjigja e largimit të saj.

Postimi i plotë

Grafitet në muret e shtëpisë së familjes Grainca të shkruara dje pasdite, janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimarrje pos si valutë për shkëmbim dhe zbatim të urdhërave të partisë.

Nëse ky akt i shëmtuar nuk denohet nga grupimi politik pjesë e të cilit ishte Adelina deri para zgjedhjes së Presidentes, atëherë aty qëndron vetë përgjigja e largimit të saj nga ata, në mënyrën se si një parti e konsideron dhe trajton një vajzë të re me mendim ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat