Befason PDK me fjalët, ja cilen parti e akuzojnë për grafitet në shtëpinë e deputetes Grainca

Aktuale

Befason PDK me fjalët, ja cilen parti e akuzojnë për grafitet në shtëpinë e deputetes Grainca

Nga: M.H. Më: 21 prill 2021 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi përmes një shkrimi në facebok ka reaguar përsëri për grafitet e fundit që u bën deputetes Grainca.

Bytyçi shprehet se PDK ka qenë për një kohë të gjatë cak i këtyre sulmeve andaj asnjëhere nuk e ka parë të arsyeshme këtë lloj qasje.

Sipas tij reagimi i menjëhershmë i LVV tregon qartasi se kush qëndron mbrapa këtyre grafiteve, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu Bytyçi shton se PDK asnjëhere nuk e ka ulur vetën në këtë nivel për ta sulmur dikë në shtëpi e në familje për motive politike.

Postimi i plotë

“Për një kohë të gjatë PDK ka qenë vet viktimë e këtij lloji të sulmit. Shtëpitë dhe veturat e zyrtarëve tanë janë sulmuar për motive politike. Zyrtarët e PDK-së janë denigruar e fyer dhe nuk janë kursyer as nga sulmet dhe as nga linçimet publike.

Kjo është edhe arsyeja se pse ne nuk besojmë në këtë formë të ‘protestës’, kjo qasje është e gabuar. Dhuna politike, gjuha denigruese dhe seksiste nuk kanë vend në diskursin publik.

Vet reagimi i LVV-së tregon qartazi se kush qëndron mbrapa këtyre grafiteve. Pyetjet me rëndësi që duhen shtruar është se pse tani pasi disa jave janë bërë këto grafite? Edhe atë në shtëpinë e gabuar?!

Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk e ka ulur vetën në këtë nivel duke e sulmuar dikë në shtëpi e në familje për motive politike. Për këtë arsye ky sulm është i pa pranueshëm për ne.

Ne ftojmë Policinë e Kosovës që të hetojnë këtë rast duke ju sugjeruar që intervistimet t’i fillojnë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që siç̧ duket kjo parti vetëm pas disa ore i kanë ‘identifikuar’ autorët!” ka thënë në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat