“Në shërbim të Edvin tradhtarit”, Behgjet Pacolli “kapet” me komentuesit: Ja si përgjigjet kreu i AKR-së

Aktuale

“Në shërbim të Edvin tradhtarit”, Behgjet Pacolli “kapet” me komentuesit: Ja si përgjigjet kreu i AKR-së

Më: 21 prill 2021 Në ora: 10:52
Behgjet Pacolli dhe Edi Rama

Qeveria shqiptare dje hodhi hapin e radhës për të bërë realitet ndërtimin e aeroportit të tretë, atë të Vlorës.

Konsorciumi, i përbërë nga kompania Mabetex Group e biznesmenit Behgjet Pacolli dhe kompania turke, Yda Group do të ndërtojnë këtë aeroport përmes një investimi 104 milion euro.

Pas këtij lajmi, reagoi deputeti i Kuvendit të Kosovës Behgj Pacolli, njëherit president i AKR-së, duke thënë se ishte një ditë me rëndësi për të dhe kompaninë e tij.

“Ju jam mirënjohës të gjithëve! Sot kam pranuar mijëra urime! Sigurisht se është një ditë me rëndësi për mua dhe kompaninë time, por mbi të gjitha për Shqipërinë!”, ka shkruar Pacolli në Fcaebook.

 

Ju jam mirënjohës të gjithëve! Sot kam pranuar mijëra urime! Sigurisht se është një ditë me rëndësi për mua dhe kompaninë time, por mbi të gjitha për Shqipërinë! ??

Posted by Behgjet Pacolli on E martë, 20 April 2021

E, ky shkrim i Pacolli është komentuar shumë nga qytetarët. Madje, disa prej tyre, hedhin akuza në drejtim të Pacollit se po bashkëpunon me Ramën, gjersa e quajnë si “tradhtar” këtë të fundit.

Ndërsa, si përgjigje, ndaj komentuesve, Pacolli ka reaguar duke thënë se është njeri që gjithmonë e mban fjalën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat