Enver Hoxhaj drejton kritika për Albin Kurtin: T’ia hapin sytë kryeministrit - është fshehur

Aktuale

Enver Hoxhaj drejton kritika për Albin Kurtin: T’ia hapin sytë kryeministrit - është fshehur

Nga: N. H Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:07
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj

Kryetari aktual i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të Qeverisë Kurti dhe kreut të saj.

Hoxhaj shkruan se qeveria aktuale po manipulon, dhe se po abstenon nga puna dhe përgjegjësia që ka.

Madje, ai thotë se Kurti është fshehur prapa protokolleve dhe takimeve zyrtare, ndërsa ka bërë thirrje që bashkëpunëtorët t’ia hapin sytë me disa doza realiteti, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij:

1 muaj qeverisje pa plan!

Po bëhen 1 muaj që kjo Qeveri ka marrë detyrën dhe ende nuk kanë prezantuar një plan qeverisës.

Improvizime, manipulime, vendime të përçarta e asnjë vizion se si të përballen me pandeminë, ekonominë e arsimin, kjo Qeveri po abstenon nga puna dhe përgjegjësia. Albin Kurti është fshehur prapa protokolleve dhe takimeve zyrtare, me ata që dikur veturave të tyre ua fuste flakën, ndërsa as edhe një fjalë apo veprim konkret për tu dalë në ndihmë qytetarëve në këtë periudhë të vështirë.

E për t'i mbuluar të gjitha dështimet, Kurti nisi edhe luftën dhe përndjekjen e mediave të cilat guxuan të flasin për keqqeverisjen e tij.

Kryeministri të zbresë deri në QKUK, ku sot mungojnë shumica e barnave esenciale, se për vaksina të mos flasim, e të shohë gjendjen reale të qeverisjes së tij. Qytetarët, të cilët përveç problemeve shëndetësore, po sfidohen edhe ekonomikisht duke blerë gjithçka nga ilaçet dhe materialet shpenzuese.

Kurti edhe mund të mos i dijë këto informata nga terreni, por e ftoj dikë nga oborrtarët e tij që, nëse kanë guximin, t'ia hapin sytë me disa doza realiteti.

 

1 muaj qeverisje pa plan! Po bëhen 1 muaj që kjo Qeveri ka marrë detyrën dhe ende nuk kanë prezantuar një plan...

Posted by Enver Hoxhaj on E mërkurë, 21 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat